16 Shkurt, 2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt martesës? Këngëtarja flet për propozimin: Është e shenjtë


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë një nga çiftet më në zë të 2021. Rikthimi tyre 18 vite pas ndarjes u prit me ‘krah hapur’ nga fansat dhe duket se dashuria e kimia mes tyre nuk është zhdukur kurrë.

Por, a mendojnë dy super yjet botërore të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë? J.Lo ka lënë të kuptohet se “Po” madje ka treguar edhe se si do e donte ajo një propozim për martesë. Gjatë një interviste të fundit në emisionin radiofonik “Heart FM”, 52-vjeçarja tha se është kundër propozimeve publike sepse sipas saj propozimi është diçka intim mes dy njerëzish.

“Nuk e di se do të më pëlqente një propozim publik apo madhështor. Por unë mendoj se një propozim është një lloj gjëje intime, e shenjtë që duhet të jetë vetëm midis dy njerëzve. Kur jeni gati t’i premtoni jetën njëri-tjetrit, kjo është një gjë e madhe.“– tha ajo.

Së fundmi “ET” ka raportuar ajo dhe Affleck “janë të hapur ndaj mundësisë për t’u fejuar dhe martuar”.

“Ben dhe Jen janë shumë të dashuruar. Të afërmit e tyre nuk do të habiteshin nëse Beni ia bënte pyetjen…Ajo është shumë e dashuruar me të. Beni është kaq komik dhe i sigurt. Ai gjithmonë i thotë Jen se mund të bëjë gjithçka. Ai nuk frikësohet nga paratë apo suksesi i saj.“

Kujtojmë se Jennifer Lopez është nëna e binjakëve 13-vjeçarë Max dhe Emme, ndërsa Affleck është baba i Samuelit, 9, Seraphina, 13 dhe Violet, 16.

© Panoramaplus.al