Jennifer Lopez mund të organizojë një tjetër ceremoni martesore! Këngëtarja ka treguar se ndihet shumë e dashuruar me Ben Affleck dhe planet për një dasmë nuk përjashtohen.

“Jam duke e menduar. Ju e dini që unë jam shumë romantike, kështu kam qenë gjithmonë. Edhe pse jam martuar disa herë, ende besoj në dashurinë e përjetshme, 100 për qind“,- u shpreh aktorja gjatë një interviste të dhënë së fundmi, shkruan “Page Six”.
Lopez, në fakt, është martuar tre herë. Nga viti 1997 deri në 1998, ajo ka qenë e martuar me producentin Ojani Noa. Më pas qëndroi beqare deri kur u martua sërish në vitin 2001 me aktorin Cris Judd. Pas divorcit të tyre në vitin 2003, Lopez u fejua me Ben Affleck, me të cilin qëndroi deri në vitin 2004.

Edhe pse Jennifer dhe Ben nuk ia dolën mbanë, Lopez u martua me Marc Anthony gjashtë muaj pas ndarjes së tyre. Lopez dhe Anthony qëndruan bashkë nga viti 2004 deri në 2014 dhe kanë dy binjakë 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.
Pas një lidhjeje katërvjeçare me Rodriguez që përfundoi zyrtarisht në prill 2021, Jennifer u rikthye tek dashuria e vjetër me Affleck. Çifti bëri bujë në rrjete sociale kur u panë së bashku pas gati 20 vitesh dhe që atëherë, ata shfaqen vazhdimisht në publik.


