24 Dhjetor, 2019

“Jemi lodhur dhe kemi sakrifikuar për të…”, Florian Agalliu dhe Era Rusi fitojnë Dance With Me: E mbyllëm këtë rrugëtim pa incidente madhore


Pas një sfide katër mujore ka përfunduar emisioni “Dance With Me”. Fitues të konkursit të kërcimit u shpallën Era Rusi dhe Florian Agalliu.

Pas rrëmbimit të kupës, Floriani tha se është shumë i lumtur për këtë fitore.

Ndërsa u shpreh se ai dhe Era kanë sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu.

Moderatori falënderoi këngëtaren që e shoqëroi përgjatë këtij udhëtimi.

“Kaq ishte, sfida 4 mujore, jave pas jave kërcim pas kërcimi. Jam pafundësisht i lumtur për këtë fitore. Jemi lodhur dhe kemi sakrifikuar të dy për të arritur deri këtu. Era Rusi faleminderit që e bëmë së bashku këtë udhëtim dhe ja arritëm me sukses,”- shkroi ai.

Ndërsa falënderoi edhe konkurrentët e tij duke thënë se eksperienca kaloi pa incidente madhore.

“Faleminderit të gjithë kolegëve ‘konkurrentë’ qe e kaluam se bashku këtë eksperiencë fantastike dhe pa incidente madhore,”- shtoi ai.

Ndërsa Era Rusi shkroi: “Ja dolëm.”

© Panoramaplus.al