21 Qershor, 2021

“Jemi bashkë dhe të lumtur”- Armina Mevlani reagon për herë të fundit për “ndarjen” nga Shkëlzen Berisha


Mungesa e fotove me Shkëlzen Berishën në ditën e saj të lindjes, i bëri të gjithë të aludojnë se Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

armina mevlani (5)

Blogerja shqiptare nuk publikoi as dhuratën nga partneri i saj, por as Shkëlzeni nuk i bëri një urim publik në rrjete sociale.

unnamed

Megjithatë, Armina reagoi pas festës së ditëlindjes duke publikuar të gjitha dhuratat që kishte marrë, e më pas edhe një video ku shfaqej duke kërcyer me Shkëlzenin në festën e organizuar për të.

armina mevlani (4)

Armina duket se është mësuar me lajmet për lidhjen e saj me Shkëlzenin dhe duket se sa më shumë flitet për ta, aq më shumë forcohet marrëdhënia e tyre.

armina mevlani (3)

Edhe këtë herë, blogerja ka reaguar pas disa spekulimeve të fundit që raporti i saj me Shkëlzenin mund të ketë mbaruar.

armina mevlani (1)

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Armina publikoi edhe një pyetje që i është bërë për Shkëlzenin: “Jeni ndarë me Shkëlzenin, se kështu aludohet në media?”, poshtë së cilës Armina mohoi: “Lajm i rremë, jemi bashkë dhe të lumtur.”

armina mevlani (1)

Pyetja tjetër po kaq e shpeshtë është ajo për martesën, së cilës, Armina i kthen gjithmonë përgjigje në varësi të situatës së saj.

armina mevlani (7)

Në vitin 2021 pritej që çifti të lidhte në kurorë dashurinë disavjeçare, por ‘corona time’, siç e quan Armina, ua ka ndryshuar planet duke e shtyrë dasmën në një moment të dytë.

armina mevlani shkelzen berisha (5) armina mevlani shkëlzen berisha (12) armina mevlani armina mevlani shkelzen berisha Armina-Mevlani-dhe-Shkelzen-Berisha

© Panoramaplus.al