27 Gusht, 2020

Jeff Bezos personi i parë në botë që arriti një pasuri prej 200 miliardë dollarësh


Mes pandemisë, që dëmtoi bizneset dhe ekonomitë, shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos më 26 gusht u bë personi i parë që arriti një pasuri me vlerë neto 200 miliardë dollarë.

Aksionet e Amazon vazhduan të rriten, pavarësisht dëmeve që po shkakton pandemia e COVID-19.

Më 26 gusht, çmimet e aksioneve të Amazon u ngritën me 2.3%, në 3.423 dollarë për aksion. Kjo ndihmoi që Bezos të bëhej personi i parë në botë që arrin një pasuri pre 200 miliardë dollarësh.

Bosi i Amazon është gjithashtu njeriu më i pasur në botë duke arritur një pasuri prej 204.6 miliardë dollarë.

Ai është 90 miliardë dollarë pasuri më shumë se Bill Gates, i cili mban vendin e dytë në listën e personave më të pasur në botë.

Aktualisht Bill Gates ka një pasuri me vlerë 116.1 miliardë dollarë, sipas një raporti të Forbes.

Themeluesi i Amazon gjithashtu zotëron gazetën kryesore amerikane Washington Post, kompaninë ajrore, Blue Origin dhe ka një mori biznesesh të tjera private.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al