Legjenda e HOLLYWOOD-it, Jean-Claude Van Damme, raportohet se është akuzuar se ka kryer marrëdhenie seksuale me pesë vajza të trafikuara, gjatë një feste te organizuar ne kuader te nisjes së nje seriali te ri televiziv.

Ekipi i yllit të filmave aksion i ka cilësuar këto akuza “absurde” dhe “të pabazuara”.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Telegraph, 64-vjeçari Van Damme, po përballet me mundësinë e një hetimi penal nga autoritetet rumune, pas një kallëzimi të bërë nga policia më 2 prill 2025.
Kallëzimi pretendon se vajzat i janë “ofruar” Van Damme-it në një festë në Kanë (Francë) në vitin 2015 — një ngjarje që thuhet se ai është lidhur me trafikantin e dyshuar rumun Morel Bolea, ish-kreu i një agjencie modelingu.
Një vajzë i tha hetuesve se: “Kur arritëm aty, kuptuam se nuk po merrnim pjesë në një ngjarje të festivalit të filmit, por në lancimin e një seriali televiziv me Jean-Claude Van Damme, që u mbajt në një dhomë hoteli.”
Ajo pretendoi se një nga organizatorët e eventit: “moren pesë nga vajzat e ekipit të Fashion TV dhe ia dërguan tek Van Damme.”
Nuk dihet nëse Van Damme ishte në dijeni se vajzat ishin të trafikuara.
Agjenti i tij, Patrick Goavec, i tha USA Today: “Zoti Van Damme nuk dëshiron të komentojë ose të nxisë këtë thashethem, që është po aq absurde sa edhe e pabazuar.”
Avokati rumun Adrian Cuculis, i cili paraqiti kallëzimin, përfaqëson një vajzë tjetër që thuhet se është trafikuar nga Bolea kur ishte vetëm 15 vjeç.
Ai i tha The Telegraph: “Ato iu ofruan Van Damme… kjo është akuza që Jean-Claude Van Damme ka kryer marrëdhenie seksuale e një ose më shumë vajzave të shfrytëzuara.”
© Panoramaplus.al
