Megi Pojani nuk i zhëngjen asnjëherë fansat me postimet e saj. Përpos pozave provokuese, ajo ndan shpesh edhe momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjetin social Instagram, një foto-album ku fillimisht shihet në super-formë dhe me stil. Në fotot pasardhëse Megi shfaqet krejtësisht ndryshe, duke pastruar jashtëqitjen e qenit të saj.
“Unë jam Hirushja ⏰. Dal deri në mesnatë pastaj kujdesem për qenin tim me aftësi ndryshe”- shkruan ajo krahas fotos.
View this post on Instagram
Vëmendja është përqendruar edhe në seksionin e komenteve, ku vihet re një koment nga reperi Getinjo.
“O babo po dh*hen njerëzit kur po t’shohin e leje qent mo”– shkruan ai, duke marrë mjaft replika nga fansat e aktores të cilët nuk e pritën mirë këtë koment.

Reperi Getinjo është gjithmonë në qendër të mediave rozë për jetën e tij private, pasi është përfolur disa herë në lajmet rozë për romancat me vajza të ‘showbiz-i’, ku nuk munguar as emri i Megi Pojanit. Dy vite më parë, ftuar në emisioni ‘Shiko Kush Luan’, Getinjo ‘thumboi’ Megi Pojanin.
Getinjo ushprehu që dëshironte një takim romantik me Megi Pojani por duke qenë se Megi e refuzoi, reperi e thumboi me një kunjë pikante, që blogerja e kaloi me të qeshura.
PJESË NGA EMISIONI:
Getinjo –Desha me rrok Megin por nuk ishte në foto.
Për cilën pyetje, se te jap pikë po ma the tani?
Getinjo– Për një takim romantik.
Megi pranon?
Megi Pojani– Çfarcë është kjo ftes hajt ok për darkë, po s’dua mo vëlla, s’dua kështu unë.
Jeni në një club, Megi po flirton me Getinjon, Getinjo në fund të fton që të dilni bashkë.
Megi Pojani –Ka një problem, që un nuk flirtoj asnjëherë.
Po si të ngacmojnë?
Megi Pojani –Më ngacmojnë të parët kot duke ndenjur.
Getinjo– Dhe tani kjo është zemërbardhë dhe ua jep vetë.
Megi Pojani- Varet, varet…
Kujtojmë se së fundmi, Megi Pojani lajmëroi ndjekësit e saj se do t’i bashkohet kastit të spektaklit të kërcimit, “Dancing with the stars.”
Aktorja ka rishpërndarë postimin e faqes zyrtare të programit, krahas së cilit shkruan: “Kërcejmë me yllin më të madh të të gjitha kohërave.”

Kujtojmë se deri më tani konkurrentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami dhe blogerja Sara Hoxha.
© Panoramaplus.al
