Reperi Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, por fansat kanë filluar të aludojnë nëse është djalë apo vajzë.

Elida ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe, ku herë pas here ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga shtatzënia, duke iu lënë atyre hapësirë për të komentuar.

Së fundmi ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet në makinë, e veshur me të zeza, ku i duket pak edhe barku i rrumbullakosur.

Vetëm kaq ka mjaftuar që fansat të nisin të komentojnë. Por ajo çfarë bie më së shumti në sy, është se fansat e saj kanë nisur të shkruajnë rreth gjinisë së bebit.

“Mbaje mend, e ke djalë. E ke djalë se je zbukuruar akoma dhe më shumë”, janë disa nga komentet e ndjekësve.
Vallë a kanë të drejtë fansat e Elitës? Na mbetët të presim derisa ajo të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.


