Graniti i shpëtoi nominimit këtë javë për shkak të zgjedhjes që bëri Fifi. Këngëtarja, e cila u zgjodh e preferuara e publikut, kishte të drejtën ta zëvendësonte një nga të nominuarit me një tjetër banor.

Në vend të Granitit, ajo zgjodhi Donaldin, i cili është në nominim së bashku me Arditin. Mirëpo, fakti që ish-futbollisti u zgjodh nga banorët për t’u eliminuar nuk i ka pëlqyer aspak Fifit. Këngëtarja nisi të bisedonte me të në dhomën e lavanderisë, për t’i “hapur sytë” që të bëhet më i gjallë në shtëpi.
Ajo madje i kërkoi që të mos flasin më me njëri-tjetrin, duke iu referuar fjalëve të nënës së tij, kur i tha se “duhet me dal nga guaska” në të cilën është futur. Ajo i tha Canës se është duke e penalizuar, prandaj ai duhet t’i rrijë larg. Gjatë bisedës, artistja nuk i kontrolloi dot emocionet e forta dhe nisi të qante.
Pjesë nga biseda:
Graniti: Nigoje nji send. Thjesht me u munu me kalu kohë edhe me të tjerët.
Fifi: Ti kalo kohë me kë të dush. Nuk të përzina mo. Une kam me ta bo ‘Mirëmëngjes, natën e mirë!’
Graniti: Pse je tu bo kshu Fif?
Fifi: Se Granit jam tu të penalizu! Erdh nona jote ta tha muhabetin që të kam thon unë që një muj ditë! Pse s’më kupton kur të fol? Se shqip po të fol!
Graniti: Çka duhet me bo une?
Fifi: Kurrgjo hiç! Me mu mos fol mo! Kaq, mos fol me mu mo! Nëse ti s’je i zoti me kuptu, unë s’u bopna mësuesi jot. Kur s’kupton mos fol. Të kam thon çeli sytë. Të kam nguc me të thon çeli sytë.
Graniti: E di o Fif.
Fifi: 100 mijë herë të kam thon çeli sytë. Se s’e kanë me ty o Granit. A të kam thon ‘më fal 100 herë?’. Lidhu me njerëz. S’je veç aq o Granit. S’je veç për me dal edhe me nguc femra o Granit! Që je seksi s’do me thon që ti s’mundesh me fol, me bo muhabet. S’je veç aq. Ditën e dytë a të katërt ta kam thon. S’je i cekët. A munesh me e kuptu kaq?!S’kam fol për keq kurrë! Keq janë këta të tjerët mrena, a po mënon që vërtet më duan? Përveç bushit edhe Arjolës, asnjonji! Më kanë bo me dal prej vetes, më kanë kall, kam dal si mortje jashtë! Skizofren, psikopat, njeri i smut, me probleme mendore që du me ua ndrru krejt njerëzve terezinë… Që du me lujt me ty…
Graniti: Fif tash këtu ose duhet me e bo ashtu si thu ti, me bo favorite, ose s’po kuptoj.
Fifi: Psikopat?
Graniti: A po thu ti që ashtu të kam bo?
Fifi: Jam tu thon…
Graniti: A po thu skizofrene, psikopate a seksi, a ku di unë… Pse Fif thu jam favorite atje?
Fifi: Se baba jem mi çeli sytë. A erdhi nona jote me t’i çel sytë Granit? Jam veç tu u munu me të nimu.
Graniti: E di Fif. Jam tu e kuptu, mos u bo qeshtu se nina edhe une keq. Edhe une jam nxe o Fif. S’jam tu të fajsu ty!


