26 Dhjetor, 2018

 “Je tmerr”, ja veprimi i Vesa Lumës që acaroi Big Bastën


Ata janë një ndër çiftet më të njohur e të dashur të publikut shqiptarë. Është fjala për Vesa Lumën dhe Big Bastën, të cilët mesa duket kanë një dhuratë për fansat e tyre.

Ata janë duke punuar për projektin më të ri muzikor. Madje reperi kujdeset për çdo detaj në këngët e partneres së tij. E tani ai po shkruan tekstin për këngën e radhës.

Vesa ka publikuar së fundmi në “Instastory” një foto ku shfaqet një pjesë e bisedës së saj me Big Bastën, teksa flasin për këngën.

Këngëtarja duket se është pak e padurueshme, pasi dëshiron të dijë si do të jetë teksti. Por partneri i saj nuk ja kursen kritikat duke i thënë: “Tmerr je për të bashkëpunuar”.

“Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës, edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”, janë fjalët që Vesa shoqëron foton.

Ndoshta kjo do të jetë kënga që do ta rikthejë këngëtaren në tregun muzikor, pas disa muajsh shkëputje nga muzika dhe tekstin do e shkruajë bashkëshorti i saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al