26 Gusht, 2021

“Je shqiptare apo kosovare?”- Rita Ora sqaron origjinën e saj, tregon a flet shqip: Është disi e komplikuar


Këngëtarja  ka folur për origjinën e saj në një intervistë për “Wired”. Ylli i popit sqaroi termin mes “shqiptarë” dhe “kosovarë”.

rita ora

Teksa po u përgjigjej disa pyetjeve më të kërkuara për të në Google, 30-vjeçarja tregoi lidhjen e saj me aktorin e famshëm Jim Belushi.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, – u shpreh ajo.

rita ora (1)

Pas kësaj ishte pyetja “A është Rita Ora shqiptare”, dhe këngëtarja famshme u përgjigj: “Po, por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra une kam thënë që shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë”.

rita ora (2)

Rita Ora u shpreh se e flet gjuhën shqiptare pasi prindërit e saj komunikonin shqip në shtëpi dhe u shpreh se kjo është diçka e mirë “pasi njerëzit në publik nuk e kuptojnë çfarë thotë”.

rita ora (4)

“Po flas shqip, prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi. Në të njëjtën kohë po mësonin anglisht. Falënderoj Zotin që ma kanë mësuar. Sidomos në publik, kur njerëzit e tjerë nuk të kuptojnë se çfarë po flet”, përfundoi artistja.

/Panoramaplus.al

rita ora (5)rita ora (6)rita ora (7)rita ora (8)rita ora (9)rita ora (10)rita ora (3)

© Panoramaplus.al