Einxhel tashmë ka dalë dhe “ka marrë hak” ndaj batutës së famshme të Semit.

Një nga videot më virale të këtij “Big Brother VIP” ka qenë ajo me protagoniste dy vajzat. Semi dhe Einxhel kanë patur një raport shumë të mirë dhe kjo duket se iu dha rehati të flisnin hapur së bashku dhe të këmbenin edhe batuta spontane. Teksa po qëndronin bashkë këngëtarja e shikon çuditshëm Einxhel dhe krejt papritur i thotë: “Je pak idiote ti”.

Kur moderatorja e pyet se pse, këngëtarja shprehet: “Kështu kam mendimin unë”. Ndërkohë Einxhel ia ktheu: “Zemër këto mendimet e juaja, njëri fallxhore, njëri idiote, avash i çik”. “Më del natyrshëm, nuk e mbaj dot”.- i tha Semi dhe videoja bëri xhiron e rrjetit.
Pas daljes, duket se edhe Einxhel e ka parë se kjo video qesharake është shpërndarë shumë. Kështu, ajo ka postuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga “Post Big Brother VIP” ku shfaqet së bashku me Semin. Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Je pak idiote ti”, duke etiketuar edhe Semin e duke qeshur.

Këngëtarja e ka marrë me humor postimin duke e rishpërndare dhe duke e shoqëruar me të qeshura.
© Panoramaplus.al

