Gazetari i njohur Mentor Kikia së fundmi ka kritikuar mediat se si ato e ballafaqojnë këngëtaren Aurela Gace me Luiz Ejllin, pasi sipas tij ‘Big Brother’ është produkt televiziv pa asnjë vlerë, duke përfshirë këtu edhe banorët e saj.

Teksa ka ka postua një shkrim në rrjetin social Facebook, ai gjithashtu ka ‘thumbuar’ rëndë këngëtarin shkodran.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër fituesi i “BBV” Luiz Ejlli, i cili përmes një postimi ë Instagram ka treguar se ai është një produkt i “Etheve” një program ky nga i cili kanë dalë shumë këngëtarë të tjerë që sot konsiderohen si më të mirët.
Po ashtu ai përmend që është fitues i ‘Këngës Magjike’ dhe i ‘Festivalit të Këngës’, teksa shtoi se ai ishte i vetmi nga pjesëmarrësit në Big Brother, që ishte VIP.
“Ti je kokrra e legenit o Mentor. Legen je dhe pikë”, e përfundon Luizi shkrimin.
Ndërkohë nuk ka kaluar shumë kohë dhe këngëtari shkodran e ka fshirë postimin nga Instagrami.
© Panoramaplus.al


