11 Dhjetor, 2021

“Je krenaria jonë”/ U eliminua nga “Big Brother VIP”, reagon vajza e Sabianit


Mbrëmjes e djeshme nga shtëpia më e famshme në Shqipëri  “Big Brother VIP” është larguar përfundimisht Sabiani. Eliminimin e tij nuk e priti aspak mirë Ilir Shaqiri dhe disa banorë të tjerë me të cilët këngëtari kishte krijuar miqësi.

Ai është eliminuar dhe një herë tjetër gjatë javëve të para të spektaklit por u rikthye më “biletën e kthimit”, ku qëndroi për disa javë. Gjatë kësaj periudhe ai krijoi një miqësi shumë të fortë me Ilirin dhe pati debate të shpeshta me Einxhel Shkirën, Dj PM dhe DJ Dagz. Pas largimit ai u përshëndet me të gjithë banorët dhe injoroi moderatoren dhe djemtë.

Nga ana tjetër vajza Sabianit, Keisi Medini, ka postuar herë pas here në “Instagram’’ poste apo dedikime, kur tregon se e mbështet babain e saj deri në fund. Në storyn e saj modelja ka kapur momentin ku i ati ndodhej në studio mbas largimit nga shtëpia me mbishkrimin “Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë”

© Panoramaplus.al