22 Korrik, 2022

“Je këtu në ditët më të vështira! Zemra ime…”/ Kujt i drejtohet ky ‘dedikim’ i Enca Haxhiajt? (VIDEO)


Këngëtarja Enca Haxhia di si të tërheqë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, pasi këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shprehet: “Ti je këtu për mua në ditët më të vështira, prandaj unë s’do të të harroj kurrë. Zemra ime!”– duke drejtuar kamerën më pas drejt kondicionerit të saj.

Pak kohë më Enca “mashtroi” ndjekësit e saj me disa postime. U duk se këngëtarja e njohur bëri publike lidhjen e dashurisë dhe partnerin e saj. Por nuk ndodhi kështu! Pasi postoi një foto në rrjetet sociale në momente intime me ‘partnerin e saj’ ku dukeshin vetëm buzët ajo ka postuar edhe një ku shihet se në fakt bëhej fjalë për një manekinë.

“Tani mund të biem të gjithë rehat”– shkroi ajo krah fotos.

Publikimi i fotos erdhi pas komenteve dhe reagimeve që nxiti postimi i parë. Në një status Enca shkroi se mori shumë mesazhe raciste.

“Nga replies tuja tek postimi i mëparshëm kuptova që:

-doni të mbani hundën kudo përveçse në punët tuaja

– mezi po prisni të më shihni të fejuar/ martuar

– jeni super rracista dhe mendoni se vini nga gjak mbretëror

– “e paske kap sheikun e”, “he pra ja ke ngel me arab”, “he pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”.”– shkroi këngëtarja në Instastory.

© Panoramaplus.al