Këngëtari i njohur, Stine, në fund të vitit të kaluar bëri të ditur se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai e falenderon atë “për çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku”.

Stine është mjaft aktiv në “Instagram”, ku herë pas here publikon momente nga përditshmëria e tij. Së fundmi ai ka vendosur që t’u japë ndjekësve të tij mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Një fans i këngëtarit ka qenë kurioz të dijë nëse ai “është i lidhur apo single”.

“Në fakt jam një single i lidhur!”, përgjigjet Stine duke i bërë të gjithë lëmsh me përgjigjen e tij. Këngëtari sërish i bëri me dyshime fansat, nëse është apo jo i lidhur.
© Panoramaplus.al
