Këngëtari i njohur Blero Muharremi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi i habiti të gjithë me deklaratat e tij të fundit duke i lënë ndjekësit të kuptojnë se i kishte dhënë fund romancës që nisi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika.

Gjatë kësaj kohe këngëtari zgjodhi ta mbante te fshehtë identitetin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën, teksa edhe në fotot që publikonte në rrjetet sociale i vetmi detaj që u zbulua prej saj ishte ngjyra e flokëve, të cilat ishin bionde.
Asokohe u zbulua gjithashtu se partnerja e Bleros jeton në Gjermani dhe postimi i fundit i këngëtarit teksa ndodhej në aeroportin e Mynihut i bëri lëmsh të gjithë.

Teksa kishte publikuar foton, krahas saj Blero kishte bërë dhe një status të gjatë ku duket se është një dedikim për partneren, për të cilën shprehet se është gruaja që zemra e tij ka dashur gjithmonë dhe do të luftoj deri në fund të jetës për ta pasur pranë vetes.
“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që ekzistonte vërtetë. Të dua zemër”– shkroi këngëtari.


