Aulona Musta njihet për format trupore seksi, të cilat i ka arritur me shumë stërvitje dhe duke u ushqyer shëndetshëm.

Moderatorja ndan foto e video të shumta në rrjetet e saj sociale, për t’i treguar ndjekësve se çfarë bën gjatë përditshmërisë së saj. E tani që jemi në sezonin e verës, Aulona ka realizuar foto e veshur me bikini, teksa në sy bie menjëherë trupi i tonifikuar dhe muskujt.

Mirëpo, jo të gjithë ndjekësit janë dakord që ajo të publikojë imazhe të tilla, duke iu referuar faktit se është edhe nënë.

Ditën e djeshme, Aulona ndau në Instagram një foto të këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, në të cilën ajo shihej e veshur me bikini në ngjyrë të verdhë. Duke pozuar nga jahti luksoz, aktorja që festoi 52-vjetorin e lindjes vetëm pak ditë më parë, shfaq linjat trupore seksi.

Aulona ka zgjedhur këtë imazh për të ironizuar të gjithë ato ndjekës që e kritikojnë për fotot me bikini që publikon në rrjetet e saj sociale.

“Yttt, 52 vjeçe ti dhe mbete duke nxjerr prapanicën jashtë! Merr dhe këto poza imorale!
Je dhe nënë ti moj! Po s’ke pak turp? Po mbaje moj trupin për vete mos ta shohë bota se e turpërove fisin!
Çfarë do të thuash me këto foto? Hë moj fol! Përgjigju moj, ej mos më bëj mua si VIP ti mi ej, se vdiqët ça s’bëni për pak famë! Njerëz të pacipë!
Ktheje kokën moj ej, se me ty po flas! Kush e di çfarë mendon tani, është çeloze kjo! Uuu pika, çeloze unë për ty, ti maj jahtit, unë maj divanit për qejfin tim ene u bëkam unë çeloze për ty.
Më vjen turp nga gra imorale si ju! Jennifer Lopez”, shkroi Aulona duke dhënë hapur një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë diçka për të thënë në lidhje me pozat e saj seksi.


