2 Tetor, 2023

Java e Modës në Paris/ Kendall Jenner rrëmben vëmendjen e të gjithëve,  ja si dukej modelja


Supermodelja e njohur Kendall Jenner ka mahnitur fansat gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Ylli televiziv eci në pistën e disa markave luksoze, duke përfshirë Schiaparelli, Victoria Beckham dhe Versace.

Kendall rrezatoi teksa sfiloi e veshur me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi, të gjatë, i cili i rrinte në mënyrë perfekte.

Flokët e saj të zinj që i binin shumë në sy modelja i kishte të kapura bisht, gjë që nxirrte më në pah dekoltenë e saj.

Ylli i “Kardashians” vazhdon të mbetet sot për sot modelja më e paguar dhe më e kërkuar në të gjithë botën.

 

© Panoramaplus.al