2 Mars, 2022

Jason Mamoa dhe Lisa Bonet pendohen për ndarjen?! Dyshja e njohur rikthehen sërish bashkë


Jason Manoa gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka treguar se ai dhe Lisa Bonet janë ende një familje, pavarësisht se kanë njoftuar ndarjen e tyre para disa kohësh.

“Mes tyre qarkullojnë zëra se ka mundësi që të jenë rikthyer sërish bashkë”-është shprehur një burim.

Lisa nuk mund të ishte këtu, kështu që ne po e përfaqësojmë, unë dhe fëmijët,” tha aktori të martën duke folur për “Entertainment Tonight” në premierën e “The Batman” në Neë-Jork. “Ne jemi shumë të emocionuar që jemi këtu. … Jemi ende familje, ju e dini!”

Manoa së bashku me fëmijët e tij mori pjesë në këtë ngjarje ku mbështeti Zow Kravitz – vajzën 33-vjeçare të Bonet me Lenny Kravitz – e cila luan Selina Kyle në filmin e drejtuar nga Matt Reeves.

Ne jemi shumë krenarë,” tha Momoa.

Momoa së fundmi kaloi kohë me të dashurin e Kravitz, Channing Tatum, siç shihet në një postim të shpërndarë në Instagram të hënën.

Momoa njoftoi në një postim në Instagram (që tani e ka fshirë) në janar se ai dhe Bonet vendosën t’i japin fund lidhjes pas 17 vjetësh së bashku dhe prej më shumë se 4 vitesh martesë së bashku.

Megjithatë, pas gjithë këtyre polemikave një burim ka thënë se dyshja tashmë po i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al