Jasmin Kadriu, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbuloi vetëm pak ditë më parë se ka nisur një lidhje të re dashurie pas daljes nga programi dhe ndarjes nga Andi Artani.

Gjatë një interviste, ajo foli pak për romancën e re, duke thënë se partneri i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron gjatë gjithë kohës me të. Ajo tha se ka marrë vendimin që të mos e publikojë në rrjete sociale në mënyrë që lidhjen ta shijonte larg vëmendje së publikut.

“Dalim vetëm, por unë gjithmonë e mpleks me njerëz të tjerë,“- tha ajo më parë.
Mirëpo, një postim i bërë nga Kadriu ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram, ka ngritur dyshimet se ish-konkurrentja i ka dhënë fund edhe lidhjes së re. Ajo ndau me ndjekësit një video ku tregonte dhomën në të cilën po qëndron gjatë pushimeve që po i kalon me dy mikshat e saj.

“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota”, shkroi ajo krahas videos, duke lënë të nënkuptohet se është sërish një vajzë beqare.
Jasmin merr edhe shumë mesazhe oprivate në “inbox” dhe njërin prej tyre vendosi ta ndajë me të gjithë publikisht.
“Meriton një bob, por çfarë të bëjmë, je bobe vetë”, i shkruante ndjekësi, së cilit Kadriu iu përgjigj: “Shyqyr Zotit, dikush e di”.



