8 Korrik, 2023

Çfarë po ndodh mes tyre? Taylor Swift fton në skenë ish të dashurin: Ai ishte frymëzimi im për çdo gjë… (FOTO)


Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka lënë pa fjalë fansat gjatë performancës në koncertin e saj ‘Arrowhead’ në Kansas, teksa në një moment ftoi në skenë ish të dashurin e saj, Taylor Lautner.

Mes mijëra duartrokitjesh ajo u përqafua në skenë me aktorit e “Twilight”, i cili sipas saj e frymëzoi për të shkruar hitin “Back To December”.

Taylor në një moment e falenderoi aktorin së bashku me bashkëshorten e tij dhe tha se ai ka sjellë një energji pozitive në jetën e saj teksa ajo po bënte albumin “Speak Now”

Ai ishte një forcë shumë pozitive në jetën time kur bëja albumin “Speak Now” dhe dua të them se ai ishte frymëzimi im për çdo gjë që patë në atë video muzikore,” tha Swift për Lautner. Teksa shtoi: “Ai dhe gruaja e tij janë bërë disa nga miqtë e mi më të ngushtë dhe është shumë e përshtatshme sepse të gjithë kemi të njëjtin emër.”

Ndërsa më një buzëqeshje në fytyrë Lautner e nderoi Swift-it duke treguar respektin e madh që ai ka për të   se e respekton, teksa u shpreh se se ajo është njeriu më mirë që ai ka njohur deri më tani.

Të respektoj shumë. Jo vetëm për këngëtaren e mrekullueshme që je, apo kompozitore, interpretuesen por edhe për njeriun që je. Ti je njeriu më i mirë, më i sjellëshëm dhe më i thjeshtë që unë njoh.”- tha aktori.

Klipi i më i ri i këngës së Taylor, “I Can See You’ ku luajnë të tre aktorët, u publikua për herë të parë këtë gjatë koncertit të kësaj të premte, ndërsa fansat e pranishëm ishin të parët që dëshmuan premierën e tij.

 

 

© Panoramaplus.al