Një dashuri 18 vjeçare që përfundoi dy vite më parë, ishte ajo e këngëtares dhe moderatores së njohur Eneda Tarifa dhe ish-bashkëshortit të saj, Erjon Zaloshnja.

Pikërisht dy vite më pas ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri tjetrit. Por mesa duket, jo për një rikthim, por për një arsye akoma më madhore, dita e parë e shkollës për vajzën e tyrë Aria. Në foto shihen të dy të qeshur përkrah vajzës së tyre, për të ruajtur kështu një kujtim të bukur.
Marrëdhëniet shihen miqësore mes ish-çiftit, kjo për vetë faktin se foto është shkrepur nga motra e Erjonit.


