21 Gusht, 2022

Janë përfolur si ‘rivale’ në trekëndëshin e dashurisë me Ardian Bujupin, Jasmin Kadriu dhe Sabrine Khan zbulojnë një herë e mirë raportin mes tyre


Trekëndëshi i dashurisë mes Ardian Bujupit, ish-konkurrentes së Për’puthen Jasmin Kadriut dhe balerinës Sabrine Khan është përfolur gjatë në mediat rozë.

Postimet në rrjetet sociale dhe deklaratat nga ana e artistit kanë ngritur gjithnjë dyshime dhe kanë nxitur reagime të ndryshme nga fansat, megjithatë ai nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë në lidhje me jetën e tij private.

Teksa videoja e Ardianit me një vajzë misterioze bëri xhiron e rrjetit, duket se Jasmina dhe Sabrina kanënjë raport të mirë me njëra-tjetrën.

Ish-konkurrentja e Për’puthen zhvilloi një ‘ask me a question’ në Instagram me ndjekësit e saj, ku kërkonte një shoqe. Mes shumë mesazheve që kishte marrë nga ndjekësit e saj, ishte edhe një nga ana e Sabrinës.

Ajo përmend shenjat e horoskopit të saj dhe Jasminës teksa shton: “Të dua”.

Përgjigja e balerinës është publikuar edhe nga Jasmina e cila krahas një fotoje të Sabrinës në formë zemre shkruan: “Shumë dashuri. Zemra më e ëmbël”

Kujtojmë se edhe më herët dyshja kanë treguar se kanë narrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Balerina publiko një video në TikTok ku Jasmina i ka komentuar: “Boss zemër.” Ndërkohë, Jasmina i ka kthyer: “Të dyja ne”. Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar.

Vlen të theksohet se para publikimit të videoklipit që kishte Jasmin si protagoniste, dyshja u fotografuan bashkë e më pas zbuluan se bëhej fjalë për një këngë.

I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha disa javë më parë se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë. Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.”-tha ai.

Sakaq, këngëtari u fotografua krah një bukurosheje bjonde duke ecur në Gjermani. Videoja është filmuar në mbrëmje dhe ata ecën të pashqetësuar dorë për dore, teksa identiteti i vajzës misterioze nuk dihet ende. A kemi të bëjmë me një videoklip? Nga këto pamje nuk duket sikur po xhirohet diçka, por nuk përjashtohet si mundësi.

© Panoramaplus.al