Këngëtari i njohur, Sabiani është shumë hermetik për sa i përket jetës së tij private.

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai ka zbuluar detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur.
Këngëtari është babai i një djali 3-vjeçar, dhe këtë e bëri publike mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit. Vogëlushi, me flokë kaçurrela, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e Big Bother Vip.

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se ka ardhur në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti.
Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Kejsi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.
Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.

“Në fillim se ka ditur njeri për Kejsin, shkoi 14 vjeç e zbulova publikisht. Dhe djalin më duket se ma solli Zoti, bam. Kejsi është yll, dhe ai njësoj. Në vitin 2018, Zoti më bekon prapë me një bukurosh që nuk e prisja, se kisha menduar ndonjëherë se do bëhesha me çun. Më ka ardhur në jetë drita e syve. Një nga problemet më të mëdha ka qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme dhe kjo s’është e thjeshtë. Por ia dal, nuk iu lë gjë mangët. Në fillim kisha merakun se mos Kejsi bëhej xheloze por ajo e do shumë vëllain e vet. Më ka fal Zoti dy yje, jam fokusuar vetëm t’i plotësoj gjithçka të dyve. Jam këtu brenda, dhe trupi rri këtu, shpirti është jashtë. Më ka marrë malli”, tregoi Sabiani.




