21 Qershor, 2023

Janë në një lidhje? Veprimi i fundit i Deas dhe Krsti shton akoma më shumë dyshimet (Foto)


Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se dy-finalistët e “BBV”, Deamichele Hoxha dhe Kristi Aliaj pas daljes nga ky reality show kanë vazhduar një romancë së bashku.

Ndonëse dyshja e kanë mohuar që janë në një lidhje, postimi i fundit i Deas ka shtuar më shumë aludimet e publikut.

Ajo ka postuar disa video në InstaStory, duke treguar që po zgjedh rroba së bashku me Krsitin ndoshta për emisionin e rradhës.

Mirëpo mesa duket dyshja janë afruar me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë, pasi të dy ish-banorët janë pjesë e jurisë së emisionit “She’s On Top”, ku ata kalojnë më shumë kohë së bashku.

Kujtojmë që edhe gjatë qëndrimit në “BBV” sidomos disa javë para përfundimit të spektaklit ata u afruan më shumë me njëri-tjetrin.

 

 

© Panoramaplus.al