Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri Romain Gavras.
Këngëtarja dhe producenti muzikor u fotografuan së bashku teksa po ktheheshin në shtëpinë e saj në Londër në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas një party.

29-vjeçarja dhe Romain raportohet se janë në një lidhje serioze me njëri-tjetrin dhe të dashuruar.
Rita Ora ishte në një klub në Notting Hill në Londër mbrëmjen e së premtes për të festuar 30-vjetorin e lindjes së mikes së saj Anda Vlasaku.

Këngëtarja shkoi në parti me Romain ndërsa në festë ishin edhe Liam Payne, e dashura e tij Maya Henry, si edhe Vas J Morgan.
Lajmet se Rita Ora dhe 39-vjeçari ishin në një lidhje filluan të qarkullonin rreth një javë më parë.

Sipas burimeve ata kanë katër muaj të lidhur me njëri-tjetrin.
Këngëtarja shqiptare ka qenë e lidhur me disa emra të njohur, si Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikanti Andrew Watt dhe Ricky Hil, djali i stilistit Tommy Hilfiger.
/Panoramaplus.al


