24 Gusht, 2020

“Janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje, pastaj më shkelin çdo ditë të jetës,”- Flori Mumajesi reflekton në 38-vjetorin e lindjes dhe befason me deklaratën


Këngëtari i njohur Flori Mumajesi festoi ditën e djeshme 38 vjetorin e lindjes dhe mori urime të shumta nga miq, kolegë dhe fansa të tij.

Pas përfundimit të ditëlindjes, Flori Mumajesi reflektoi për këtë ditë duke bërë një deklaratë të çuditshme në rrjetet sociale.

Këngëtari hodhi kunja ndaj disa personave që e uruan për 38 vjetor, duke u shprehur se për ditëlindjen mundohen ta lumturojnë ndërsa ditët e tjera të jetës e shkelin me këmbë.

Ai shtoi se njerëzit që janë munduar ta surprizojë në ditën e lindjes i kanë faturuar kosto të mëdha në kurrë për çdo ditë të jetës.

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time. Kurrë … Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës,”- shkroi Flori Mumajesi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al