23 Dhjetor, 2021

“Janë me këmbë në tokë”- Beatrix Ramosaj flet për marrëdhënien me Mbappe dhe Neymar! Nga një mesazh nisi …


Beatrix Ramosaj ka treguar gjithmonë se ka shoqëri të mirë me futbollistët e njohur Mbappe dhe Neymar.

neymar mbappe beatrix ramosaj

Teksa bisedonte me banorët në shtëpinë e Big Brother Vip, këngëtarja u rrëfeu atyre si nisi njohja me dy lojtarët e famshëm.

Ishte një mesazh i Neymar që çoi në nisjen e miqësisë së tyre, për të vazhduar me takimet në festa të përbashkëta.

Beatrix Ramosaj u shpreh se të dy futbollistët janë djem të mirë dhe me këmbë në tokë.

beatrix mbappe neymar

Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?

Beatrix: Po

Sarah: Kë ke shok, Neymar?

Beatrix: Po

Sarah: Futbollistin mi?

Beatrix: Po

Donaldi: Si, qysh, tek?

Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën, kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.

Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë

Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.

beatrix mbappe neymar1beatrix mbappe neymar2

© Panoramaplus.al