Disa javë më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe partneri i saj Tyga i dhanë fund romancës së tyre katër mujore.

Mirëpo mesa duket kjo nuk i ka pengoi ish-çiftin që të shoqëroheshin në një tjetër festë në Las Vegas.
Këngëtarja e ‘Complicated’ dhe krijuesi i hiteve të ‘Rack City’ u afruan shumë me njëri-tjetrin në këtë festë, ndërsa ky takim i dyshes ka ndritur dyshimet e fansave se ata mund të të jenë lidhur sërish së bashku.
Ish-çifti u panë duke biseduar në një ndër tavolinat VIP, madje Tyga ia hedhd krahun në qafë asaj.

Sipas burimeve gjatë gjithë festës dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se ishte DailyMail e cila raportoi se Avril nuk donte të ishtë më në një lidhje me reperin, të cilin ajo e pa vetëm si një ngushëllim pas ndarjes së saj me ish të fejuarin, Mod Sun.

‘Ka ardhur deri te kjo. Avril nuk donte të lidhej me asnjë. Tyga ishte një rikthim dhe ai e ndihmoi atë të largohej nga marrëdhënia e saj toksike me Mod Sun”, tha një shok i këngëtares.
TMZ fillimisht raportoi se Avril dhe Tyga u ndanë disa javë më parë, ndërsa një burim iu tha për këtë media se ndonëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar ata akoma janë miq së bashku.
Nuk dihet nëse dyshja janë rikthyer me njëri-tjetrin, apo thjeshtë kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore, ndërsa kjo gjë mbetet për tu parë.


