14 Janar, 2022

“Janë dy shokë”- Monika Lubonja habit me deklaratën, ngre dyshime se sherret mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshaj janë lojë: Këta janë dopio


Iliri Shaqiri dhe Donald Veshaj janë dy nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip dhe dy pretedentët kryesorë për të fituar çmimin 100.000 euro.

monika-lubonja-ilir=shaqiri-donald-veshaj

Aktori dhe koreografi kanë pasur shpesh konflikte me njëri-tjetrin dhe në shtëpi është folur shpesh rreth grupimeve dhe pozicionimit të banorëve mes të dyve, ku aktorja Monika Lubonja dukej sikur po ruante një ekulibër mes tyre.

Së fundmi, ajo ka pasur debate të forta me Ilir Shaqirin, por teksa po diskutonte me të dhe disa banorë të tjerë në oborr, deklaroi se koreografi dhe Donald Veshaj  “janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin” dhe sherret mes tyre janë lojë.

Deklarata e aktores u shoqërua me të qeshura nga banorët, ndërsa balerini nuk e kundërshtoi.

monika-ilri

“Këta janë dy shokë por është loja e këtyre. Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. E ke parë kur del një temë kot këta të dy futen. Të flasi Monika me Sarën, na dhanë një herë fjalën… Dhe ti thua Monika. Janë dopio këto. I kam parë dje me çfarë kënaqësie po bashkëpunonin. Dhe unë vazhdoj t’ju mbush mendjen, unë jam ajo që jam. Dje të dy, njëri bam tjetri tha “prit se edhe guduliset”. Nëse ka sy ky Big Bother të flasi, nëse s’ka sy të heshti përgjithmonë.”, shprehet Monia Lubonja.

Kujtojmë se aktorja ka pasur debate të forta me Donald Veshajn në javët e para të Big Brother dhe së fundmi edhe me Ilir Shaqirin.

monika-iliri-arbri

© Panoramaplus.al