25 Tetor, 2023

“Janë bërë 23 vite pa e parë” Flet babai i Edona James: Për një prind është e vështirë, por dua ta takoja pas “Big Brother”


Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, e ka bërë Edona James  në një prej personazheve më të komentuara aktualisht.

Edhe interesimi për jetën e saj private është i madh, Edona nuk ka hezituar që të tregoi me detaje shumë nga jeta e saj.

Së fundmi Babi i saj ka folur për “RTV Dukagjinin” i cili nuk ka hezituar që të flas për fëmijën e tij.

Ai tregon se nuk e paragjykon për veprimin e marr dhe që pas daljes së saj nga formati “Big Brother Kosova” dëshiron ta takojë.

Pjesë nga intervista:

Nëna e saj është ndarë prej meje edhe i ka marr fëmijët të dy i ka marrë edhe të madhin, edhe të voglin. Edhe i ka bërë letrat atje në Gjermani, unë jam azilant skam pas mundësi të bëj asgjë.

Gazetari: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me të?

Babai i Edona James: Vallahi shumë…, kam harruar muaj shumë kohë më parë.

Më ka shkruar në “Messenger” para 2 javësh dhe më pyeste nëse kisha mundësi ta ndihmoja me nxjerrjen e një pasaportë. Ky ka qenë kontakti i fundit./gsh

Gazetari: A te ka pyetur si je, apo diçka tjetër?

Babai i Edona James: Jo!  Hiç veç më ka thënë a mundesh dhe un ju kam përgjigjur me jo sepse nuk mundesha pa qenë ajo vetë prezente.

Gazetari: Si ndihesh për ndryshimin e gjinisë së Edonë?

Babai i Edona James: Unë ndihem mirë ajo ka jetën e vet nuk mundem  ti përzihem. Normal fillimisht njeriu ndihet keq se prej djalit në gjini tjetër, a din është shumë vështirë për prindërit ta pranoj. Por tek e fundit unë e lash të vendosë vetë për jetën e vet.

Gazetari: Kur e ke parë për herë të fundit?

Babai i Edona James:  Që kur ka qenë fëmijë, këto ndryshimet që kur është bërë femër nuk e kam parë. Prej viti 2000 tani jemi në 2023-shin që i bie 23 vjet pa e parë.

Gazetari: Si ndodhi shkëputja me Edonën?

Babai i Edona James: Ish bashkëshortja ajo për letra normal është martuar me një shtetas gjerman, edhe i ka bërë letrat, ajo njëherë më thoshte e kam këtë martesë vetëm për letra por tani ka kaluar shumë kohë dhe unë nuk e pranoj më./gsh

Gazetari: Edona i ka përmendur disa keqtrajtime, a ka ndodhur ndonjë prej teje?

Babai i Edona James: Jo prej meje jo kurrë. Nga nëna e saj ndoshta edhe mundet se ajo ishte tip me nervoz më i sertë se unë.

Gazetari: Dëshiron të bësh një kërkesë që pas “Big Brother” ta takosh Edonën?

Babai i Edona James: Po, Edona pas “Big Brother” kam qejf të të takoj.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al