Prej javësh në medias qarkullon lajmi se Maluma do mbajë një koncert në Tiranë.

Dhe më në fund lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari.
Idhulli i femrave, dhe jo vetëm, do ndezë skenën e sheshit Nënë Tereza më 14 mars.
Në një postim në Instagram, Maluma publikoi vendet dhe datat e turit të tij botëror.
Ndërsa shkroi: “Uffffff jam shumë i emocionuar. A jeni gati?”

Këngëtari do të jetë në Shqipëri në Ditën e Verës për të festuar së bashku me ne.

© Panoramaplus.al

