Mbretëresha e popit Madonna po planifikon rikthimin e saj.

Gjendja shëndetësore e këngëtares është përmirësuar, ndërsa së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka njoftuar fansat se po e riplanifikon turneun e saj “Celebration” të anuluar disa javë më parë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.
“Faleminderit përsëri për mbështetjen dhe durimin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë këtyre javëve të fundit!” shkroi ajo në Twitter.
Ndërsa shtoi: “Jam shumë e lumtur t’iu tregoj se së shpejti do të nis turneun ‘Celebration’. Shihemi së shpejti për një festë të merituar!!” .”
Kujtojmë që në janar, këngëtarja e “Like a Virgin” njoftoi se këtë vit do të zhvillonte një turne botëror në nder të 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore.
Udhëtimi në 35 qytete ishte planifikuar të fillonte në Amerikën e Veriut më 15 korrik në Vankuver, Kanada.
Pas disa ndalesave brenda SHBA-ve, duke përfshirë qytetin e New York-ut, Majamin dhe Los Angeles.
© Panoramaplus.al
