3 Qershor, 2022

“Jam shumë e emocionuar”/ Bora Zemani zbulon arsyen dhe jep lajmin e papritur (FOTO)


Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të emisionit “Për’puthen”, por më së shumti për jetën e saj personale.

Moderatorja e emisionit të dashurisë, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se sapo ka xhiruar puntatën e fundit të Për’puthen.

Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, moderatorja u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është pikërisht përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”

Nuk dihet nëse do të ketë një sezon tjetër nën moderimin e Bora Zemanit, megjithatë mbetet për t’u parë.  Ajo është në drejtimin e Për’puthen prej dy vitesh tashmë, duke patur shumë sfida për të. Por problemi më i madh i moderatores ka qenë me konkurrentën mbi 40 vjeç.

Moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të jetës së saj private. Pas ndarjes, takimit romantik në “Big Brother” dhe tradhtisë së Donald Veshajt, ajo u fotografua përsëri nën shoqëinë e tij.

Të dy ishin të “fshehur” pas maskave dhe kapuçëve, megjithatë “Revista Who” ka siguruar një foto të dyshes nën shoqëinë e njëri-tjetrit.

Jo të gjithë  pritën mirë ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë.

Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në TikTok ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se: “Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur atëherë mos thuaj gjë fare.”

© Panoramaplus.al