Puna, bashkëshorti, fëmijët, ndonjëherë kthehen në lodhje dhe stres për gruan në shtëpi. Kjo ka ndodhur me një 36-vjeçare, e cila vendosi të shkonte me pushime në Portugali me mikeshën e saj, shkruan “Dear Deidre” i “The Sun”.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan sipas planit dhe tashmë ajo dyshon se është shtatzënë me një burrë tjetër, me të cilin fjeti dy herë.
Ja rrëfimi i plotë:
“Burri im më tha të merrja disa ditë pushimi për të udhëtuar me shoqërinë time, dhe kështu bëra. Por përfundova shtatzënë me fëmijën e një burri tjetër.
Bllokimi ka qenë i vështirë. Mora pushimet para burrit tim dhe kujdesesha për fëmijët në shtëpi, gjatë kohës që ai shkonte në punë.
Ai është 42 vjeç, unë jam 36 vjeç dhe fëmijët tanë janë 5 dhe 3 vjeç. Ishte rraskapitëse. Nuk kaloi një ditë që nuk shpërtheja në lot.
Njëra nga shoqet e mia sapo ishte ndarë me të dashurin e saj prej tre vitesh dhe me lehtësimin e kufizimeve, burri im pranoi që unë të shkoja në Portugali me të për të pushuar.
Çdo mbrëmje, shkonim në të njëjtin bar për të flirtuar me djemtë dhe pastaj shkonim në një klub.
Netët e para isha sjellë mirë, por më pas takova një burrë të veçantë. Ai ishte shumë i sigurt, pothuajse arrogant, por mjaft i mrekullueshëm për ta justifikuar.
Isha e hapur për faktin se isha e martuar, por ai vazhdoi të flirtonte dhe me mua në klub.
Ndërsa ecnim për në shtëpi në orën 4 të mëngjesit, ndaluam në plazh. Ai u përkul për një puthje, dhe unë nuk e ndalova. Pastaj nisëm të bënim seks në rërë.
U ndjeva tmerrësisht keq. Nuk jam person që tradhtoj. Por kjo nuk më ndaloi të shkoja në dhomën e tij natën tjetër.
Shoqja ime dhe unë ramë dakord ta mbanim sekret festën tonë të vogël. Ne kemi qenë mikesha për mbi 20 vjet, kështu që e dija që mund t’i besoja.
Por një muaj më vonë, periodat e mia u vonuan. Një test konfirmoi se isha shtatzënë.
Burri dhe unë fjetëm së bashku natën kur u ktheva në shtëpi, kështu që mund të jetë i tij. Por a duhet t’i them se ka një shans që fëmija të mos jetë i tij?”.
“Dear Deidre” thotë:
“Sado e vështirë të jetë, duhet të jesh e sinqertë me burrin tënd.
Edhe pse i beson shoqes, këto gjëra mund të dalin në shesh dhe pasojat do të ishin shumë më keq nëse burri e dëgjon atë nga dikush tjetër.
Partneri yt do të lëndohet dhe besimi mes jush do të marrë fund”.
© Panoramaplus.al
