26 Tetor, 2023

“Jam pesë muajshe shtatzënë me Turin”- Orinda Huta merr lajmin e papritur, por si reagoi moderatorja për “tradhtinë” dy vjeçare të bashkëshortit të saj?


Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Së fundmi moderatores i është ngritur një “kurth” gjatë një telefonate në emisionin “Ndryshe”.

Moderatorja e emisionit e ka telefonuar Orindën duke pretenduar prej dy vitesh është në një lidhje me bashkëshortin e saj, Turin ndërsa vazhdoi se ky i fundit e ka ndërprerë marrëdhënien me të që nga momenti që ajo i ka thënë se pret një fëmijë nga ai.

Megjithatë teksa i kërkoi moderatores që mos ta heqë fëmijën sepse është mëkat, e qetë Orinda u shpreh e gatshme që t’ia mbajë ajo fëmijën.

 

Pjesë nga biseda

Moderatorja: Unë jam Erjola, jam një e njohur e Turit. Unë e njoh Turin që para dy vitesh nga këshilli bashkiak dhe këtë numërin tënd e mora nga ai.  Ka dy javë që më ka bolluar numrin edhe kur e marr me numëra të tjerë ma mbylll dhe më tghitë që nuk dua që të këm të bëj më me ty.

Orinda: Po pse të ka bllokuar moj xhan?

Moderatorja: Pasi u njohëm vite më parë nisëm një lidhje të fshehtë.

Orinda: Të ka bllokuar çuditërisht ë? Shumë mirë ka bërë!

Moderatorja: Tani më ka bllokuar se i tregova që jam pesë muajshe shtatzënë dhe këtë ja thashë para dy javëve kur ai më bllokoj.

Orinda: Sa keq më vjen për ty. Kur të mundesh që të lidhësh me Turin lidhur kur të duash dhe gjeni gjuhën e njëri-tjetrit.

Moderatorja: S’kam si lidhem sepse ai nuk pranon të flasë me mua të paktën të mbajë përgjegjësi për fëmijën. Unë këtë fëmijë nuk do ta heq jo është e sigurt.

Orinda: Patjetër fëmijën nuk duhet ta heqësh është mëkat, është sikur të vrasësh një njeri.

Moderatorja: Vetëm nëse unë do të vijë në shtëpinë tuaj dhe do të lërë ty atëherë ose do të lëjë ty pastaj.

Orinda: Ça do të më lësh bebin? E mbaj s’ka problem.

Moderatorja: Do të lërë ty.

Orinda: Nuk do më lërë mua do e lëjë unë.

Kujtojmë që çifti kanë një fëmijë së bashku, Atara.

© Panoramaplus.al