Së fundmi këngëtari i njohur Jason Derulo është paditur për ngacmim seksual nga Emaza Gibson.

Sipas kësaj të fundit artisti nënshkroi një marrëveshje me të me qëllimin e vetëm që të kryente marrëdhënie seksuale.
Në padinë e ngritur, Gobson pretendon se Derulo e ftonte shpesh për të pirë gjatë qëndrimit të saj me të, por i refuzonte në mënyrë që “të mbante marrëdhënien e tyre profesionale”.
“Kam ankth. Jam e traumatizuar. Jam përballur me situata ç’njerëzore të punës… Jam në këtë pikë ku jam kthyer në zero dhe nuk kam asgjë”– tha Gibson.
Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe Derulo ka reaguar pas akuzave të ish koleges së tij.
“Unë normalisht nuk do të komentoja, por këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe lënduese. Unë mbështetës këdo që ndjek ëndrrat e tyre. Gjithmonë jam përpjekur ta jetoj jetën time duke shpërndarë pozitivitet dhe kjo është arsyeja pse ulem këtu para jush thellësisht i ofenduar, nga këto pretendime shpifëse.”- u shpreh këngëtari.
© Panoramaplus.al

