3 Janar, 2020

“Jam panseksuale”, Deputetja del hapur: Jam e lidhur me një grua, nuk e kisha menduar kurrë që…


Një deputete britanike zbuloi se është panseksuale dhe në një marrëdhënie me një grua.

“Rreth gjashtë muaj më parë fillova një marrëdhënie me një grua dhe kjo ishte mjaft befasuese, sepse më përpara kam qenë e lidhur vetëm me meshkuj,”- tha Layla Moran, anëtare e partisë opozitare Liberal Democrats, për PinkNeës LGBT.

Personat që janë panseksualë, tërhiqen nga njerëz të çdo gjinie.  Sipas Stonewall, termi “pan” i referohet një personi, tërheqja romantike dhe / ose seksuale e të cilit nuk është e kufizuar nga seksi ose gjinia.

“Ne jemi në një marrëdhënie vërtet të përkushtuar, të dashur, mbështetëse dhe unë mendoj se tani është koha për të folur për të, sepse si një deputete e kaloj kohën time duke mbrojtur komunitetin tonë dhe duke folur për komunitetin tonë,”– shtoi ajo. “Unë dua që njerëzit ta dinë që unë jam pjesë e këtij komuniteti. Unë dua që njerëzit ta dinë që unë jam pjesë e komunitetit. Unë dua që njerëzit ta dinë që unë jam pjesë e komunitetit”.

Ndërsa rrëfeu edhe detaje nga marrëdhënia e saj dashurore: “2020 është dekadë e re dhe një rrugëtim i ri për mua. Vitin e kaluar u dashurova me jë grua të mrekullueshme. Nuk e kisha menduar kurrë më parë. Tani jam thjesht e lumtur. “

© Panoramaplus.al