Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë treguar shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre. Fotot e Marget në rrjetet sociale janë të rralla dhe në ato pak imazhe që publikojnë çifti sigurohen të mos zbulojnë imazhin e saj.

Gjatë një interviste, moderatorja ka rrëfyer ndjesinë e të bërit nënë dhe si ia del të menaxhojë kohën.
Ajo rrëfeu se është dëshiron që të kujdeset vetë për Marget ndaj e merr me vete në prova. Marina Vjollca u shpreh se ndjesia e të bërit nënë është më e bukura dhe përgjegjësia më sublime.

“Jam nga ato mamatë që nuk dua ndihmë, dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është e vështirë për t’ia dalë. Kur vija në prova, e merr Marget me vete. Është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë, nga ana tjetër përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur”, u shpreh moderatorja në emisionin “Rudina”.


