Idris Elba informoi të hënën se ishte infektuar me koronavirus. Ndërsa tani aktori i famshëm ka pranuar se është i shqetësuar për shëndetin e tij për shkak se është me astmë dhe rrezikon më shumë.

Ndërsa informonte fansat mbi shëndetin e tij, 47-vjeçari tha në Twitter se: “Kam astmë. Kështu që jam në kategorinë e lartë të personave më të rrezikuar. Kam probleme me frymëmarrjen, kam pasur astmë gjatë gjithë jetës sime ndaj infektimi me koronavirus nuk ishte aspak në listën e time.”
Për fat të mirë, aktori tha se ende nuk ka ndjerë asnjë prej simptomave të koronavirusit.
“Astma ime është në rregull. Nuk ndjej probleme me frymëmarjen dhe mushkëritë,”- tha ai.
Por theksoi se më vonë, kjo sëmundje mund ti shkaktojë komplikime të mëtejshme.
“Duke qenë me astmë, kjo do ti bëjë shumë shpejt gjërat më të komplikuara për mua. Jam i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, sinqerisht. Jam i shqetësuar për mënyrën sesi do e përballojmë,”– shtoi aktori.
© Panoramaplus.al
