28 Janar, 2022

“Jam në gjendje të mirë”/ Einxhel përfundon me sukses operimin në krah: Më ka marrë malli për banorët


Moderatorja Einxhel Shkira ia ka dalë me sukses operacionit në krah, pas incidentit një mbrëmje më parë në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

einxhel shkira1

Gjatë spektaklit të sotëm, Einxhel ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Jnë falënderim, ajo e ka për banorët të cilët e kanë ndihmuar gjatë incidentit.

Einxhel shprehet se në momentin e incidentit nuk ka dashur të përhapë panik ndaj e ka kaluar me të qeshur.

Einxhel: Jam shumë mirë, jam vërtetë shumë mirë, sidomos pas make upit dhe flokëve jam shumë mrë. Nuk kisha si të dilja ashtu. Edhe ju jeni shumë të bukur, dhe më ka marrë malli që tani. Doja të shpjegoja pjesën e të qeshurës dhe të marrës me shaka. Në momentin që ndodhi nuk doja të hapja panik pasi nuk doja dhe të bëja merak familjarët. Sepse e di që më ndjekin deri vonë. Qesha dhe ata menduan se po bëja shaka. Ndihma e shpejtë më erdhi shumë shpejt, por refuzova ta merrja si ndihmë. Rezultoi që kisha bërë shumë mirë, ja lehtësova punën doktorit që nuk e preka krahu. Kam ardhur në spital me ato frutat e detit të Ilirt që më vendosi tek krahu. Nuk jam e surprizuar se e di që janë njerëz të mrekullueshëm që të gjithë.

© Panoramaplus.al