Einxhel Shkira është një nga moderatoret sportive më të njohura në televizionet shqiptare.

Megjithatë, duket se nuk do e shohim më duke prezantuar emisione sportive. Einxhel Shkira ka zbuluar se nuk dëshiron të rikthehet në televizion, pasi nuk do “që të frenojë gojë brenda kornizës ku të tjerët duan ta fusin”.

Në një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, moderatorja u shpreh se kanë tentuar të shesin me imazhin e saj, duke theksuar se nuk është aspak e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre.
Ndërsa theksoi se është shumë më shumë sesa një “pjeshkë” mbi taka.

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt në televizion, as nuk duam të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më mbush dhe më jep kënaqësi kur e bëj. Dua diçka që të jem 100% vetvetja dhe të mos frenoj gojë brenda kornizës që të tjerët duan të më fusin. Deri sot dashje, padashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykese. Por unë e di kush janë dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i rradhës,”- tha Einxhel Shkria.
/Panoramaplus.al


