Demi Lovato ka deklaruar se ndihet mashkull, po aq sa dhe femër, gjatë një interviste të dhënë së fundmi. Sipas “Daily Mail”, këngëtarja u shfaq në emisionin “Today” për të folur për jetën e saj pasi deklaroi se është panseksuale.

Lovato, 29 vjeç, shpjegoi: “Mënyra se si unë ua shpjegoj të qenit jobinar njerëzve… për mua personalisht, nuk mund të flas për përvojën e të tjerëve… kur arrita të kuptoj se jam po aq mashkullor sa jam dhe femërore”.
Artistja shtoi: “Energjia ime mashkullore dhe ajo femërore janë të barabarta, aq sa mund të vesh një fustan dhe taka tani, por nuk mund të identifikohem vetëm si një grua, apo vetëm si një burrë. Identifikohem si të dyja”.

Ylli i popit, e cila thuhet se një pasuri neto prej 40 milionë dollarësh, foli për faktin që identifikohet si panseksuale: “Unë jam tërhequr nga qeniet njerëzore dhe nuk ka rëndësi se si identifikoheni ju. Unë nuk e ndaloj veten që ta ndaj dashurinë me të tjerët”.
Në maj të këtij viti, Lovato i tha fansave se tashmë dëshiron që të mos t’i drejtohen më me “ajo”, por me përemrin “ata”. Ajo gjithashtu bëri shaka se nipërit dhe mbesat do ta quajnë “xhaxha” dhe jo “teze”.


