2 Korrik, 2023

“Jam gati gjithmonë…” /Modeli i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip 3’? Ja çfarë tha ish-banori


Valeri Kolnikaj ishte një ndër personazhet më të spikatura të edicionit të shtatë të “Big Brother Albania”. 

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ku ka folur rreth jetës së tij profesionale.

I pyetur nga moderatorja se ‘a do doje të provoje sërish Big Brotherin’, ai u përgjigj se është gjithmonë gati për të hyrë në këtë reality show, ndërsa shtoi se do të futet në këtë spektakël në kohën e duhur.

Në fakt unë jam gati gjithmonë për Big Brother dhe Top Channel dhe pse reality show është specialiteti im. Siç e kam treguar duke bërë një lojë që nuk ka dëmtuar askënd dhe duke mbajtur rregullat dhe linjat e shoqërisë, etikën, komunikimin. Mund të bësh lojë pa qenë vulgarë dhe pa qenë një njeri që nuk ka empati që përdor pabesinë. Mund të arrish shumë lartë me këto, por nuk ua kam lakminë fare. Jam gjithmonë gati për të qenë në Big Brother, por nuk do jetë as tani as nesër dhe as edicionin tjetër por do jetë në kohën e duhur.”– tha Valeri.

 

 

© Panoramaplus.al