Kanye West akuzohet se ka goditur me grusht një fans mëngjesin e së enjtes.

TMZ raporton se përplasja fizike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në DTLA.
Dyshohet se reperi ka shtyrë dhe më pas ka goditur me grusht fansin duke e hedhur në tokë.
Kanye West po festonte në Delilah në WeHo me të dashurën Julia Fox. Ai u largua vetëm ndërsa partnerja e tij Julia qëndroi në klub.
Mësohet se fansi është afruar drejt reperit që po qëndronte në makinë për t’i marrë një autograf, por gjërat mes tyre kanë përshkallëzuar duke degraduar në dhunë fizike. Në pamjet në mediat sociale, fansi shihet i shtrirë në tokë ndërsa reperi debaton me anëtarët e stafit të tij.
“Jam familja jote, më jep dorën”, dëgjohet duke i thënë një grua, e cila përpiqet ta qetësojë reperin por ai vazhdon të bërtasë dhe i drejtohet: “Largohu nga unë, s’do shkoj asgjëkundi. Ti supozohet që duhet të flisje me të.”
Gruaja mësohet se është kushërira e Ye.
© Panoramaplus.alVideo shows Kanye West Enraged After Allegedly Punching Autograph Seeker pic.twitter.com/AGdb9AbLA3
— Fox3now (@Fox3now) January 13, 2022

