Monika Lubonja vazhdon të mbetet ende një ndër emrat më të përfolur edhe pas përfundimit të “BBVIP”.

Aktorja është shumë aktive në rrjetet socale, ku ndan me ndjekësit foto apo video nga përditshmëria e saj. Mirëpo së fundmi Monikën nuk e kemi parë shumë aktive Instagram dhe për këtë ka një arsye.
Nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e saj në ‘Tiktok’, Lubonja ka rrëfyer e trishtuar se i kanë vjedhur Instagramin. Ajo u shpreh se përveç momenteve të bukura që ndajnë në rrjetet sociale, tashmë ato janë kthyer dhe në një punë, sidomos për personazhe të cilët janë goxha të njohur dhe të ndjekur.
Monika ka falënderuar të gjithë miqtë dhe fansat të cilët janë shqetësuar se çfarë ka ndodhur me aktoren duke i bërë të ditur se është mirë.
“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua. Një puthje speciale”- u shpreh Monika.
© Panoramaplus.al@monikalubonja♬ original sound – Monika Lubonja

