Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari ka pranuar se është në një marrëdhënie dashuri.

Ajo është shprehur se ndihet e lumtur dhe se pushimet po i kalon me njeriun e zemrës, por pa zbuluar identitetin e tij.
Zhaklin Lekatari, gjatë një interviste në “Pushime On Top”, tregoi se: “mendoj se kam gjetur një person që koordinohet mirë me mua dhe gërshetohet me ato mendimet e mia. Deri tani gjithçka është në rregull”.

Pjesë nga intervista:
Zhaklin Lekatari: Në këto pushime kam vendosur të jem e qetë, larg punës, komenteve, larg BIG-ut, Instagram. Vetëm me libra e palestër
Por afër një personi të zemrës?
Zhaklin Lekatari: Po afër një personi, vera, kohë e mrekullueshme
Si po shkon lidhja jote?
Zhaklin Lekatari: Jam shumë e gëzuar, po shkon mjaft mirë.
Në intervistat e fundit, ke thënë që kishe 10 vite pa përjetuar një lidhje romantike, a është ky që i ka thyer këto deklarata?
Zhaklin Lekatari: Po ky është që e ka thyer, nuk e di a është serioze
Një propozim mbase?
Zhaklin Lekatari: Jo, jo. Jam e çmendur, i bëj edhe vetë propozimet.
Jam e lumtur që jam në një marrëdhënie. Kam dashur një marrëdhënie, por jo dikë që do të ma vështirësonte jetën, do ma bënte më të shëmtuar, edhe më të vështirë duke më vendosur kufij. Mendoj se kam gjetur një person që koordinohet mirë me mua dhe gërshetohet me ato mendimet e mia. Deri tani gjithçka është në rregull.




