“Jam e lidhur me një burrë që është më i vjetër se babai im por jam e shqetësuar se po më përdor dhe akoma do ishin e tij.”

Ky është rrëfimi i një vajze për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun ajo tregon se kur mamaja e pyeti sesi dukej i dashuri, i tregoi një foto të djalit të tij.

Rrëfimi i plotë:
Ai është 50 vjeç dhe i martuar. Unë jam 20 dhe nuk jam e sigurt se çfarë rëndësie kam për të. Lidhja jonë filloi rastësisht kur më ra një shishe salce në supermarket.
Shishja u thye dhe fillova duke qarë. Por ai pastroi vendin dhe më ngushëlloi.
Pas kësaj filluam të flisnim me njëri-tjetrin dhe nisëm të shoqëroheshim.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe u bëmë dashnorë të pasionuar.
Ai më tha se është divorcuar pasi nuk jeton me gruan e tij, megjithëse kanë një lidhje miqësore prej fëmijëve.
Kanë katër fëmijë së bashku dhe një prej djemve është më i madh se unë, dy adoleshentë dhe një 9 vjeç.
Prindërit vazhdojnë të thonë se nuk më kanë parë kurrë kaq të lumtur sa dy muajt e fundit. Por kam parë mesazhet e fundit mes të dashurit tim dhe gruas së tij duke thënë se sa shumë i mungojnë njëri-tjetrit seksualisht dhe se do donin të shkonin sërish në shtrat.
U mërzita por ai më tha se është i shqetësuar për shkak të diferencës së madhe të moshës midis nesh dhe se lidhja nuk do funksionojë.
U ndava për një javë por tani vetëm më shkruan dhe më kërkon falje, ndërsa veprimin e tij e quan budallallëk.
Por gruaja e tij nuk di asgjë për mua dhe vazhdon që ti shkruajë shpesh, gjë që më bezdis.
I dashuri më thotë se ka frikë mos ajo e ndalon të takojë djalin 9 vjeç.
Unë besoj se ai më do, por ndihem shumë i konfuze. Ende nuk e di si do reagojë familja ime.
© Panoramaplus.al
