Dafina Zeqiri pati një lidhje të shkurtër me kolegun e saj DJ Geek. Megjithatë edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga ndarja e tyre, këngëtarja ende e dashuron atë.

Gjatë një interviste, Dafina Zeqiri tha se ende është pak e dashuruar, duke treguar që Dj Geek është akoma në zemrën e saj.
Ajo u shpreh se dashuron shumë dhe kurrë nuk do ndryshojë, pasi sipas saj të duash është gjëja më e bukur që ekziston.
“Jam ende pak e dashuruar, se kam dashuri shumë të madhe kështu që është ende në zemër, brenda meje. I love hard. I them vetes që do të dëshiroja që të mos doja kaq shumë, që do ndryshoj brenda vetes, do jem më e fortë, nuk do dashuroj kaq shumë por jam ajo që jam. Nuk do ndryshoj kurrë. Gjithmonë do dashuroj shumë. Është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën,”- tha këngëtarja e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Dafina Zeqiri foli edhe për dëshirën e saj për tu bërë nënë. Ajo tha se kjo është një gjë që do ia lërë kohës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë për të sjellë në jetë fëmija pa partner.
Mes batutave dhe humorit, Dafina Zeqiri tha se nëse do nisë të bëjë fëmijë nuk do ndalet por do formojë një ekip futbolli.

“Do të pëlqente të ishe mami e dy binjakëve?”- u pyet këngëtarja nga moderatorja Alketa Vejsiu.
“Një rrugë, dy punë, shumë mirë. Pse jo? Nuk do ndalem. Kur të nis fëmijën e parë do vazhdoj të bëj një ekip futbolli (qesh). Fëmija është gjë e bukur por është vendimi i femrës. Nëna ime ka rritur tre vajza vetëm. Nëse jemi të shëndetshëm, kështu që zero, një apo 5 fëmijë s’ka përcaktim. Ma bëjnë këtë pyetjen kur do martohesh, a ke fëmijë se shkove 31-vjeç. Sot mund të bësh fëmijë edhe pa partner. Kështu që do ia lëmë kohën,”- tha ajo.
/Panoramaplus.al


